Librazhd, 8 pjesëtarët e një familjeje presin dimrin në çadër

Shqipëria

Librazhd, 8 pjesëtarët e një familjeje presin dimrin në çadër

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 10:55
Familja e Qani Durmani

Familja e Qani Durmanit, nga fshati Stëblevë i Librazhdit, jeton prej dy vitesh në një çadër.

Ata janë 8 persona, ndërsa shtëpia iu shemb nga tërmeti i dy viteve më parë.

E ndërsa presin dimrin në çadër, sërish edhe këtë vit, ata bëjnë apel për ndihmë, që të kenë mundësi të ndërtojnë një shtëpi, të paktën sa për t’u strehuar.

Me bagëtitë, pak bujqësi dhe me ndihmën që marrin, familja prej 8 anetarësh ka mundësi të mbajë frymën gjallë, ndërsa për të ndërtuar një shtëpi të re është e pamundur.

Tashmë, ata presin vetëm zemërgjerësinë e atyre që kanë mundësi për të ndihmuar, me çdo gjë që munden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat