Vrasja e Kaçifas, kryepolici Veliu informon homologët grekë - Bota Sot
Vrasja e Kaçifas, kryepolici Veliu informon homologët grekë

Shqipëria

Vrasja e Kaçifas, kryepolici Veliu informon homologët grekë

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 12:25
Ardi Veliu

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka pritur këtë të shtunë në takim një delegacion të policisë greke.

Sipas asaj që njofton vet institucioni i Policisë së Shtetit, në takim është diskutuar mbi forcimin e bashkëpunimit mes dy policive në të ardhmen, por edhe për një çështje të nxehtë të ditëve të fundit.

Me përfaqësuesit e palës greke, Ardi Veliu ka shkëmbyer informacion mbi operacionin e zhvilluar nga RENEA në Bularat të Gjirokastrës, ku mbeti i vrarë shtetasi grek Kostandinos Kaçifas.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...