Merret vendimi, në Shqipëri nuk do futen makina më të vjetra se 10 vjet - Bota Sot
Merret vendimi, në Shqipëri nuk do futen makina më të vjetra se 10 vjet

Shqipëria

Merret vendimi, në Shqipëri nuk do futen makina më të vjetra se 10 vjet

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 16:58
Ilustrim

Pas datës 2 dhjetor nuk do të lejohet më importi i makinave që kanë më shumë se 10 vjet që janë prodhuar.

Ky është një vendim i marrë nga Këshilli i Ministrave që ka si qëllim që të minimizojë ndotjen e mjedisti që vjen si rezultat i makinave të përdorura dhe jashtë standadeve europiane. 

Vendimi i publikuar në fletoren zyrtare do të hy në fuqi në 2 dhjetor të 2018, ndërkohë që për të gjitha makinat që janë importuar ne vendin tonë para hyrjes në fuqi të këtij ligji, por nuk kanë përfunduar proceduarat e regjistrimit do të lihet një afat deri në 1 mars të 2019, që të përfundojnë procedurat.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e  cilësoi një lajm shumë të mirë vendimin  për të ndaluar importin e automjeteve më të vjetra se 10 vjet dhe krijimin e lehtësirave për ata që përdorin mjetet elektrike me zero ndotje në mjedis. Nga Njësia 7, ku prezantoi Buxhetin 2019 për banorët e zonës, por edhe bëri një bilanc të punëve të kryera në tre vitet e fundit, Veliaj tha se po shihet mundësia që dogana për mjetet elektrike të bëhet zero, si një zgjidhje për të shtuar makinat që nuk ndotin mjedisin.

“Vendimi që mori Parlamenti për të ndaluar importin e makinave më të vjetra se 10 vjet është ndoshta vendimi më i mirë që është marrë për mushkëritë e çdo fëmije në vend. Faktori i vetëm i ndotjes në Shqipëri janë makinat, kryesisht makinat rraqe që vijnë nga bota, të cilat i përdorim për të shkuar nga kafja në kafe. Tirana, si përfituesja më e madhe me 1 milionë banorë dhe 200 mijë makina, i jep fund importit të rraqeve të botës”, tha Veliaj.

Lajm i mirë për kryeqytetin është edhe prioriteti i qeverisë për t’i dhënë më shumë fuqi transportit alternativ, kryesisht autobusëve dhe makinave elektrike. Kryebashkiaku tha se Bashkia e Tiranës është shumë pranë realizimit të këtij projekti, për të nisur puna me autobusët elektrikë.

“Komisioni i Ekonomisë dhe Financave po konsideron t’i japë më shumë fuqi transportit alternativ, duke e bërë doganën e TVSH-në zero për autobusët elektrikë, që ndosin po aq sa një celular. Kështu, hyjmë realisht në një epokë të re. Nuk ka nevojë të jemi të fundit, por ashtu si me fushatën e pemëve dhe nismën për më shumë korsi biçikletash po dalim të parët në rajon, ashtu edhe me autobusët elektrikë kemi një shans fantastik të shkëlqejmë si një vend e qytet modern”, tha Veliaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...