Basha në Devoll: Të rinjtë po e braktisin vendin, mungon perspektiva

Shqipëria

Basha në Devoll: Të rinjtë po e braktisin vendin, mungon perspektiva

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 17:13
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me të rinjtë e Forumit Rinor të qytetit të Devollit.

Në fillim të fjalës së tij, kreu i PD-së tha se kultura e punës në Devoll është e veçante.

Basha tha se ishte shume i shqetësuar nga ajo që kishte parë dhe dëgjuar, ku sipas tij problemi numër një është braktisja e vendit nga të rinjtë. Për Bashën kjo braktisje është edhe me e shpejte se ajo e fillimviteve 1990.

“Ky është një paradoks, pasi të rinjtë janë ata për të cilët ka më shumë nevojë Shqipëria.Ky duhet të ishte problem i parë për ata që qeverisin. Por pushteti i “Rilindjes nuk ka vend për të rinjtë e talentuar. Në Shqipëri një i ri e ka më të thjeshtë të merret me trafiqe, sesa të merret me biznes. Sa investimet perëndimore që janë bërë në qarkun e Korçës, por edhe në të gjithë Shqipërinë? Përgjigjja është asnjë. Sepse në Shqipëri nuk ka kushte që të vijnë bizneset e huaja. Nëse vazhdon kjo tendence që të rinjtë të ikin, ky vend do të marrë fund”, tha kryetari PD. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat