Kërkesat e Sindikatës: Të shlyhen pagat e prapambetura të minatorëve të Fushë-Arrëzit

Shqipëria

Kërkesat e Sindikatës: Të shlyhen pagat e prapambetura të minatorëve të Fushë-Arrëzit

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 19:04
Fushë-Arrëz

Sindikata e minatorëve në një konferencë për media i kërkoi qeverisë të marrë masa për të shlyer pagesat e prapambetura prej 4 uajsh të minatorëve të minierës së Fushë Arrëzit. Sindikata e minatorëve gjithashtu kërkoi nga qeveria të mos rritet renta minerare në 9%, nga 6%  që është aktualisht.

Sindikata e minatorëve i ka kërkuar qeverisë nëpërmjet ministrive të linjës të mbajnë angazhimin e dhënë dhe të detyrojnë kompaninë që administron minierën e Fushë Arrëzit të shlyejë pagat e prapambetura të minatorëve.

Gëzim Kalaja: I bëjmë thirrje Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Energjisë të mbajnë angazhimet që kanë marrë sepse po hyjmë në vitin e dytë dhe katër pagat e minatorëve të Fushë Arrëzit akoma nuk janë paguar dhe puna ka filluar në mënyrë të reduktuar.

Sindikata gjithashtu kundërshtoi rritjen nga qeveria të rentës minerare në 9%, nga 6% që është aktualisht.

Gëzim Kalaja: Të gjitha subjektet në takimin para një jave në Ministrinë e Energjisë e kanë kundërshtuar në mënyrë maksimale vendosjen e akcizës dhe të rentës minerare prej 9%.

Përfaqësuesit e Sindikatës i bënë thirrje qeverisë se rritja e kësaj rente do të linte shumë minatorë të papunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat