Meta rrëzoi Sandër Lleshin për ministër, Rama mesazh deputetëve

Shqipëria

Meta rrëzoi Sandër Lleshin për ministër, Rama mesazh deputetëve

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 20:25
Edi Rama

Kreu i Shtetit, Ilir Meta nuk dekretoi propozimin e kryeministrit Edi Rama, Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm.

Në reagimin e shkurtër të Presidencës thuhej se Presidenti nuk ka krijuar bindjen e plotë për dekretimin e Lleshit.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t'i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm”, njoftoi Presidenca.

Ndërsa pas këtij lajmi, duket se mazhoranca do të qëndrojë në heshtje, këtë e konfirmon edhe vetë kryeministri Rama me një sms të nisur në adresë të deputetëve.

“Lutem asnjë lloj komenti askujt për vendimin e Presidentit!

Ne jemi shumica dhe ne kemi detyrën t'i dalim Zot njerëzve, vendit, Kushtetutës me maturi dhe vendosmëri.

Politika është shah, mos e harroni”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat