Vrasja në Bllok, zbulohen dy ekspertizat: Ervis Martinaj nuk ka qëlluar me armë

Shqipëria

Vrasja në Bllok, zbulohen dy ekspertizat: Ervis Martinaj nuk ka qëlluar me armë

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 06:40
Ervis Martinaj

Referuar dosjes hetimore të Prokurorisë për vrasjen në Bllok ndodhur më 4 tetor të këtij viti, në të cilën një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur, mësohet se, e gjithë ngjarja është shënuar brenda 60 sekondave. Për të saktësuar se kush ka qëlluar brenda në lokal Prokuroria ka kryer akt-ekspertime në duart e personave të implikuar në ngjarje mes tyre edhe Ervis Martinaj.

Në dosjen hetimore thuhet se ne dy akt-ekspertiza të kryera nga organi i akuzës ndaj Ervis Martinaj, rezulton se ai nuk ka qëlluar me armë brenda lokalit në zonën e Bllokut. Dy ditë pas ngjarjen në Bllok, e cila tronditi opinionin publik në vend, ndaj Martinajt është kryer ekspertimi kimik për faktorët plotësues të qitjes në bazë të të cilit, rezulton se: Në katër gjurmë-kopjuesit objekte të ekspertimit marrë në dy duart dhe në fytyrën e shtetasin Ervis Martinaj, u evidentuan mbetje të nitritëve dhe nitrateve të cilat ndodhen dhe te mbetjet e qitjes me armë zjarri.

Tri ditë pas këtij akt ekspertimi, prokuroria ka kryer një tjetër ekspertim me analizë spektrale për mbetje të qitjes nga arma e zjarrit GSR, në bazë të të cilët ka rezultuar se në duar e Ervis Martinaj nuk është evidentuar sasi baruti nga arma e zjarrit.

“Në tamponat standardë me të cilin është marrë model nga dora e majtë dhe e djathtë e shtetasit Ervis Martinaj në lidhje me ngjarjen e datës 04. 10. 2018 ku është vrarë shtetasi Fabian Gaxha nuk u evidentua prani e mikrogrimcave karakteristike apo konsistente me përbërje të tre elementëve kimik të cilat janë pjesë e mbetjeve të qitjes me prejardhje nga kapsolla e fishekut të armës së zjarrit”, thuhet në dosjen hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat