Mosdekretimi, Manjani jep sqarimin ligjor: Ja pse Presidenti nuk mund të shkarkohet

Shqipëria

Mosdekretimi, Manjani jep sqarimin ligjor: Ja pse Presidenti nuk mund të shkarkohet

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 09:24
Ylli Manjani

Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka sqaruar se a mund të shkarkohet Presidenti i Republikës pas mosdekretimit të propozimin të Ramës për Ministër të Brendshëm të z. Sandër Lleshi.

Manjani ka cituar 3 nenet e Kushtetutës të cilat bëjnë fjalë për këtë çështje.

Jo pa ironi Manjani ka përmendur nenin e fundit sipas të cilit, Gjykata Kushtetuese duhet të vlerësojë vendimin e shkarkimit, duke thënë se kjo gjykatë në Shqipëri nuk ekziston.

Ja postimi i plotë i Manjanit

Sqarim ligjor, përsëri për ata që më shkruajnë:

Pyetja e radhës është: a do shkarkohet Presidenti i Republikës pas mosdekretimit? Përgjigja ime është: Nuk kam si e nga ta di do shkarkohet Presidenti apo jo. Por mund t’u sjell në vemendje nenin 90.2 të Kushtetutës. Sipas këtij neni Presidenti i Republikës shkarkohet nga Kuvendi kur; 1. Ka kryer një krim të rëndë, ose ka shkelur rëndë Kushtetutën. Nuk besoj se mosdekretimi i Sandrit është i tillë. 2. Votojnë jo më pak se 93 deputetë pro shkarkimit. Rilindja e vetme nuk i ka kaq numra në Kuvend. 3. Vendimin e shkarkimit duhet ta vlerësojë Gjykata Kushtetuese, e cila nuk ekziston. Besoj ku nen e sqaron plotësisht pyetjen. Të dielë të mbarë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat