Pastërtia e Sandër Lleshit, çfarë përgjigje i kthyen institucionet e sigurisë Ilir Metës

Shqipëria

Pastërtia e Sandër Lleshit, çfarë përgjigje i kthyen institucionet e sigurisë Ilir Metës

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 11:07
Ilir Meta dhe Sandër Lleshaj

Zbulohen shkresat që kanë mbërritur në institucionin e Presidentit të Republikës, për verifikimin e pastërtisë së figurës së Sandër Lleshajt. Kandidatura e Sandër Lleshajt ka rezultuat e pastër sipas Autoritetit të Hapjes së Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit.

Në shkresën e firmosur nga kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sulaj, institucioni i cili është vënë në lëvizje pas kërkesës së Presidentit, theksohet se kandidati i propozuar nga Kryeministri Rama, Sandër Lleshaj nga verifikimit nuk rezulton të figurojë në dosjet e ish sigurimit të shtetit.

“Nga dokumentet e administruar nga ana jonë, si dhe nga verifikimet për z.Sandër Lleshaj, kandidati i propozuar nga Kryeministri për punën e Ministrit të Brendshëm, nuk figuron të këto material në dokumenet të ish-Sigurimit të Shtetit”, thekson dokumenti i firmosur nga Gentiana Sulaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat