Tragjedia në ish bllok/ Gjykata jep verdiktin, ja me sa dënohet Ervis Martinaj

Shqipëria

Tragjedia në ish bllok/ Gjykata jep verdiktin, ja me sa dënohet Ervis Martinaj

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 12:01
Ervis Martinaj

Teksa në skenën politike zhvillohet një luftë e ftohtë mes Ramës e Metës në lidhje me kandidaturën e Ministrit të Brendshëm, në gjykatën e Krimeve të Rënda është dhënë masa e sigurisë për biznesmenin e njohur Ervis Martinaj, i cili është përfshirë në vrasjen e ndodhur më 4 tetor në ish bllok.

Krimet e Rënda kanë vendosur që të lënë në burg edhe për 30 ditë Martinajn, ndërsa prokuroria e akuzon Martinajn për një sërë akuzash.

Kujtojmë se 36 vjeçari ishte dënuar më parë nga gjykata me 30 ditë burgim, masë e cila u dha më datë 7 tetor. Organi i akuzës ka siguruar tashmë prova të reja kundër Martinajt, të cilat kanë të bëjnë me disa përgjime të celularëve të tij ku 36 vjeçari thërriste me mesazhe të besuarit e tij që të vinin me armë në lokalin ku ndodhi tragjedia.

Në ngjarjen e rëndë të ndodhur më 4 tetor, i vrarë mbeti Fabiol Gaxha, bodyguard i Ervis Martinajt, si dhe u plagos vetë biznesmeni dhe miku i tij Eljon Hato. Sipas hetimeve të deritanishme rezulton se personi që ka vrarë Gaxhën dhe ka plagosur dy të tjerët, është komandoja Mervjol Bilo, i cili ende ndodhet në arrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat