Mos dekretimi i Sandër Lleshit, Rama takim me Metën në Presidencë

Shqipëria

Mos dekretimi i Sandër Lleshit, Rama takim me Metën në Presidencë

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 13:20
Edi Rama dhe Ilir Meta

Kryeministri Edi Rama ka qëndruar përreth një orë në zyrën e presidentit Ilir Meta në selinë e Presidencës. 

Ende nuk dihet konkretisht se çfarë është diskutuar midis tyre, ndërsa takimi vjen pas vendimit të Presidentit Meta për të mos dekretuar Sandër Lleshin në postin e ministrit të Brendshëm.  

Një ditë më parë, kryeministri Rama u dërgoi mesazh deputetëve socialistë që të mos komentonin për vendimin e Presidentit.

Rama shkruante se shumica e ka për detyrë t’i dalë për zot  kushtetutës dhe qytetarëve, ndërsa politikën e cilëson si një lojë shahu, e cila nuk duhet harruar sipas Ramës.

“Lutem asnje lloj komenti askush per vendimin e Presidentit! Ne jemi shumica dhe ne kemi detyren t’i dalim Zot njerezve, vendit, Kushtetutes me maturi dhe vendosmeri. Politika eshte shah, mos e harroni”, thuhej në mesazhin e Kryeministrit drejtuar deputetëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat