Dekreti për Lleshin dhe standardi i dyfishtë i PD…

Shqipëria

Dekreti për Lleshin dhe standardi i dyfishtë i PD…

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 14:37
Lulzim Basha dhe Ilir Meta

Ne fund te muajit Mars te vitit te kaluar, Presidenti i Republikes ne ate kohe Bujar Nishani do te jepte kete pergjigje kur ne tryezen e tij iu propozua emri i Fatmir Xhafajt per minister te Brendshem.

“Ne rast se Kushtetuta do ia njihte të drejtën për të refuzuar, unë do e refuzoja kandidaturën e ministrit të Brendshëm, por në kushtet kur Kushtetuta nuk ia jep kete te drejte, besoj dhe shpresoj që ai institucion te cilit ia njeh Kushtetuta kete te drejte, qe është Parlamenti do gjykojë dhe vlerësojë të gjitha rrethanat, situatën politike dhe specifikën që ka jeta shoqërore e politike që janë zgjedhjet e ardhshme politike”, tha asokohe Nishani.

PD-ja e pranoi ne heshtje vendimin e Nishanit edhe pse me heret ishin shprehur se Xhafaj “do te hynte ne ministri vetem mbi trupat tane”

Sot per te njejten situate, PD-ja ka mbajtur nje qendrim tjeter.

“Presidenti ka kompetencat e tij kushtetuese dhe jam i sigurt që ai do të japë te gjitha aspektin kushtetues për dekretimin apo mos dekretimin e ministrit të Brendshëm të propozuar nga Edi Rama”, u shpreh Basha ne nje prononcim per mediat ne qytetin e Korces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat