Lulzim Basha bën opozitë me 200 vetë në Korçë

Shqipëria

Lulzim Basha bën opozitë me 200 vetë në Korçë

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 14:44
Lulzim Basha

Si kurrë më parë Lulzim Basha është mbyllur në sallën e kinemasë në Korçë me jo më shumë se 200 vetë.

Më shumë të ftuar nga Tirana pas një fundjave qejfesh në Korçë, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarët korçarë, kështu të paktën e quante në axhendën e tij.

Por nuk ka mundur të zhvillojë një takim me qytetarët, por e kanë mbyllur tek kinemaja e Korçës, në një sallë të zymtë dhe të ftohtë. Në një sallë, e cila nuk u mbush plot, ku nuk kishte me shumë se 200 vetë, Lulzim Basha u katandis thuajse i ngujuar dhe përpara tij u shpalos fillimi i ‘dimrit të vetmisë së madhe’.

Në një sallë ku dhe deputetët vip Ervin Salianji dhe Klevis Balliu, treguan mërzinë e tyre duke u marrë me telefonin dhe duke “braktisur” fjalimin e Lulit.

Megjithse kërkoi ta kalonte me buzëqeshje dhe elegancë, por në sytë e Bashës dukej qartë mërzia e një dështimi. Një takim me drejtuesit lokalë të një Bashkie me mbi 100 mijë votues ku Luli kishte nga pas 200 të heshtur që e dëgjonin.

Në sallë ishin ata që votuan pro dhe kundër tij, por qytetarët nuk shkuan aty ta dëgjonn pasi ata qëndrojnë larg Lulzim Bashës dhe drejtuesve lokale të Korçës.

Një takim i vakët ku në rrjeshtin e parë qëndronin katër kllounët e tij që përfaqësojnë opozitën në qarkun e Korçës, ata që sapo rrëmbyen mandatin nuk janë shfaqur prej më shumë se një viti në qytetin jug-lindor, me ta nga pas i braktisur nga shumica e demokratëve dhe qytetarëve, Lulzimi filloi dimrin e vetmisë se madhe në Korçë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat