‘Siçilistë, ju rroftë timonieri’, Sali Berisha tregon çfarë ndodhi në Presidencë mes Metës dhe Ramës

Shqipëria

‘Siçilistë, ju rroftë timonieri’, Sali Berisha tregon çfarë ndodhi në Presidencë mes Metës dhe Ramës

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 18:10
Ish-Kryeministri Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar takimin kokë më kokë mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Sandër Lleshit për ministër të Brendshëm.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thotë se në takimin 2 orë me Metën, Kryeministri Edi Rama doli si “pentino” nga Presidenca.

Sali Berisha: “ Ngjarje Dite: Kallam Dështaku në Presidencë! Shkoi si trimosh me bisht nën shalë.
Qëndroi aty dy orë. Aty jo që harroi Sandrin por doli si pentito, shqip si i dhj…! Siçilistë, ju rroftë timonieri, shahisti i madh Kallam Deshtaku!! sb”.

Ditën e djeshme, Presidenti Ilir Meta nuk dekretoi gjeneralin Sandër Lleshi për ministër të Brendshëm, pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat