PD: Uniformat e Urgjencës, të një cilësie të dobët

Shqipëria

PD: Uniformat e Urgjencës, të një cilësie të dobët

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 20:45
Oriola Pampuri

“Tenderi për uniformat e punonjësve të urgjencës me vlerë rreth 450 milionë lekë përbën një rast revoltues sesi abuzohen paratë e taksapaguesve”, tha sot në një dalje për mediet, deputetja e partisë Demokratike, Oriola Pampuri.  Sipas saj, kjo akuzë bazohet në në dokumetet zyrtare që tregojnë se një uniformë për shërbimin e urgjencës kushton rreth 800 mijë lekë, ndërsa cilësia është nga më të këqijat.

“Është jo humane që autoambulancat të jenë në gjendje të mjerueshme, me mungesa në personel dhe në pajisje bazë për shpëtimin e jetëve, ndërsa Ministrja e Shëndetësisë shpërdoron 450 milionë lekë për uniforma të cilavepo u del boja nga cilësia e dobët”, tha deputetja demokrate.

“Përveç dokumentave të tenderit, Partia Demokratike po ju vë në dispozicion njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit 2 vjet më parë, ku kërkon përjashtimin nga tenderat për 3 vjet të kompanisë Marsi&Al. Në atë kohë, Policia e Shtetit e ndërpreu kontratën për uniformat e saj, sepse cilësia më të cilën ato u prodhuan, ishte skandaloze”, shtoi ajo, duke kërkuar reagimin e autoriteteve shtetërore. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat