17 vjeçari zhduket në mënyrë misterioze, policia nis kërkimin

Shqipëria

17 vjeçari zhduket në mënyrë misterioze, policia nis kërkimin

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 07:50
Foto ilustrim

Një 17 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës dhe Prokuroria.

Sipas policisë bëhet fjalë për "shtetasin L.B, 17 vjeç, banues në fshatin Beqaraj, Këlcyrë, i cili është larguar në drejtim të paditur nga banesa."

Denoncimin në polici e ka bërë babai i tij, shtetasi A.B, 65 vjeç.

Policia po punon për gjetjen e tij, ndërsa ngjarja është ende e paqartë.

Në pyetje janë marrë familjarët dhe të afërmit e tij për të zbardhur ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat