Vrasja e Kacifas, avokati: Nesër trupi i kthehet familjes

Shqipëria

Vrasja e Kacifas, avokati: Nesër trupi i kthehet familjes

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 10:00
Konstantinos Kacifas

Avokati i familjes së 35-vjeçari Konstantinos Kacifas që u vra gjatë sulmit mbi policinë shqiptare deklaroi për mediat greke se trupi i Kacifas do t’i kthehet familjes ditën e martë.

Sipas tij, autoritetet shqiptare kanë rëndë dakord t’i dorëzojnë trupin e të ndjerit familjes. Avokati Efthimios Navridis tha për ANT1 se hetimet nga pala shqiptare kanë përfunduar. Ngjarja ndodhi më 28 tetor në fshatin Bularat të Gjirokastrës ku po mbaheshin festime për nder të ditës së Greqisë.

35-vjeçari Kacifas, pjesëtar i minoritetit grek qëlloi me armë në drejtim të policisë dhe nuk iu përgjigj thirrjeve për t’u dorëzuar duke rrezikuar jetën e efektivëve. Ai u qëllua për vdekje gjatë kundërpërgjigjes së forcave speciale, shkruan Lapsi, transmeton Klan Kosova.

Vdekja e Kacifas shkaktoi tensione mes Greqisë dhe Shqipërisë. Autoritetet greke kanë kërkuar madje pjesëmarrje në hetime për të zbardhur si ndodhi ngjarja. Të enjten një grup nga policia greke mbërriti në Tiranë ku zhvilloi një takim me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat