Vetting-u kthehet te Pallati i Kongreseve

Shqipëria

Vetting-u kthehet te Pallati i Kongreseve

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 10:17
Foto

Një muaj e gjysmë pasi vetting-u u kthye në “shtëpi”, do të shkojë sërish te Pallati i Kongreseve.

Seancat dëgjimore do të zhvillohen sërish te Pallati i Kongreseve dhe jo te ndërtesa e Lidhjes së Shkrimtarëve.

Shkak i kthimit pas janë ambientet e pamjaftueshme, sallat e vogla dhe fakti se këto salla nuk mjaftojnë që procesi të monitorohet edhe nga publiku.

Një burim zyrtar i tha gazetares Anila Hoxha se seanca e radhës do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Seanca e radhës është të premten, në datën 9 nëntor, ku para KPK-së do të dalë prokurori Ramadan Troci, kandidat për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Pas Trocit ngelen nga KLP-ja për t’u kontrolluar edhe dy kandidatë që janë Besnik Cami dhe Shpëtim Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat