Ja cilët janë oficerët e ushtrisë greke që përgatitën për agresion terrorist Kostandin Kacifas

Shqipëria

Ja cilët janë oficerët e ushtrisë greke që përgatitën për agresion terrorist Kostandin Kacifas

Nga: Arben Llalla Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 11:06
Grupi që ka vepruar me Kostandin Kacifas nga viti 2014 përbëhet nga oficeri i lartë i trupave elitare të ushtrisë greke në Gumenicë, Giannis Napoleon Vaggelis

Rasti i Kostandin Kacifas, i cili kundërshtoi forcat e policisë së Shqipërisë duke terrorizuar banorët e fshatit Bularat më 28 tetor, tregoi edhe njëherë se Greqia zyrtarisht mbështet grupet terroriste, të cilat duan të aneksojnë jugun e Shqipërisë.

Kacifas nuk ka vepruar i vetëm, ai ka patur garanci nga forcat ushtarake të Greqisë që veprojnë në kufirin greko-shqiptar. Atij i është premtuar se këto trupa do të ndërhynin, në rast se i rrezikohej jeta.

Ekzistojnë me dhjetra fotografi, ku trupat ushtarake në Greqi stërviten zyrtarisht për një ndërhyrje në jugun e Shqipërisë. Në to dallohet qartë flamuri i Autonomisë greke. Por, pyetjet janë:

Përse Greqia lejon grupet ushtarake të saj të veprojnë në kundërshtim me paqen dhe ndërtimin e fqinjësisë së mirë?

Përse klerikët e lartë të Greqisë inkurajojnë elementet nazistë dhe ekstremistë për një sulm frontal ndaj Shqipërisë?

Në fotot e mëposhtme është grupimi ushtarak që ka hyrë disa herë në Shqipëri duke kontrolluar terrenin jugor të Shqipërisë. Këta individë nuk janë njerëz të thjeshtë, por oficerë të ushtrisë së Greqisë, anëtare në NATO dhe BE.

Grupi që ka vepruar me Kostandin Kacifas nga viti 2014 përbëhet nga oficeri i lartë i trupave elitare të ushtrisë greke në Gumenicë, Giannis Napoleon Vaggelis (Janis Napoleon Vangjelis), i cili ka hyrë disa herë në Shqipëri dhe në shtator 2016 ka përshëndetur me Tre gishta, shenjë çetnikëve serbë përpara një lapidari të dëshmorëve shqiptarë. Janis Vangjelis ka hyrë disa herë në Dropull me veshje ushtarake greke dhe me flamurin Autonomisë.

Oficeri tjetër quhet Anestis Kaçis, edhe ky ka hyrë disa herë në Shqipëri me veshje ushtarake dhe me flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë.

Ushtari Fotis Busis, është stërvitur disa vite për të hyrë në jugun e Shqipërisë.

Emrat e tjerë të grupit po verifikohen si dhe aktivitetet e tyre në dëm të Republikës së Shqipërisë. Në shkurt të 2018 ky grup ka qenë organizator i tubimeve kundër Marrëveshjes greko-maqedonase.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat