Mosdekretimi i Lleshit, Vasili: Integriteti i dërrmuar, dimensioni i kësaj qeverie

Shqipëria

Mosdekretimi i Lleshit, Vasili: Integriteti i dërrmuar, dimensioni i kësaj qeverie

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 12:44
Petrit Vasili

"Mosdekretimi dhe përkujdesja për një zgjedhje me integritet të lartë ishte një veprim e detyrim në kohën e duhur!" - është shprehur sot Petrit Vasili, kreu i Grupit të LSI, lidhur me mosdekretimin nga Presidenti Ilir Meta të Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm të vendit.

Në shënimin e tij në Fb, Petrit Vasili shkruan: "Mosdekretimi i një propozimi të një Kryeministri për një këshilltar të tij është ngjarja, që vuri përpara opinionit sfidën e integritetit të dërrmuar të qeverisë qoftë si identitet politik, programor dhe moral për më shumë se çdo gjë tjetër.

Zgjedhje të dështuara të njëpasnjeshme ministrash të Brendëshëm kanë rënduar si kurrë më parë situatën e rendit dhe të sigurisë, trafiqeve, krimit të organizuar, pastrimit të parasë së pistë.

Aq më e rëndë është situata pasi provat që nga ministrat e deri te komandantët e Policisë u bënë njësh me kriminelët janë tani publike dhe të njohura ndërkombëtarisht.

Zgjedhjet pa integritet çintegruan një nga shtyllat madhore të sigurisë kombëtare, pra rendin dhe sigurinë publike.

Mosdekretimi dhe përkujdesja për një zgjedhje me integritet të lartë ishte një veprim e detyrim në kohën e duhur.

Integriteti i dërrmuar është dimensioni i kësaj qeverie, që marionetizimin e ka dimension të saj.

Alibitë e lodhura mediatike, që keqlexojnë Kushtetutën u ngjajnë psherëtimave dhe gjetheve të fikut, që duan me pa derman të mbulojnë një dezintegritet qeveritar shumë të qartë dhe që s'ka nevojë për analizë..

Demonizimi i integritetit për llogari të pushtetit është një krim i vërtetë shoqëror.

Çdo avokati anti-integritet është për llogari të së mirës së xhepit dhe jo të së mirës së shtetit."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat