CIA bën bilancin: Shqipëria vendi i trafikut të drogës

Shqipëria

CIA bën bilancin: Shqipëria vendi i trafikut të drogës

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 13:26
CIA

E njohur si një nga agjensitë më prestigjioze në botë CIA ka publikuar së fundmi edhe statistikat për situatan në  Shqipëri.

Pas një kërkimi të thjeshtë në faqen zyrtare të këtij shërbrimi amerikan duket se CIA ka përditësuar të dhënat për vendin tonë.

Në faqen zyrtare të CIA-s, teksa shkruan  gjeneralitet  e përgjithme, thekson se  një nga problematikat për Shqipërinë është trafikimi i lëndëve narkotike. Për CIA-n, Shqipëria vazhdon të jetë ende një nga pikat aktive të prodhimit të kanabisit, opiumit të cilat përmes vendit tonë kalojnë tranzit në Ballkan.

Sipas qendrës së inteligjencës së Amerikës,  vendi ynë mbetet një nga vendet aktive ku kalon  kokaina nga Amerika e Jugut drejt Europës Perndimore.

Këto të dhëna CIA i i përditësoi më 1 nëntor.

Por duket se shërbimi i inteligjeneces amerikane nuk është ndalur vetëm tek droga. Ne statistikat e saj  theksohet se bandat shqiptare të drogës  janë aktive dhe me zgjerim në Europë ku janë të lidhura edhe më pastrim parash, trafik armësh dhe kontrabandë refugjatësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat