‘Don’t f*ck them’, reagon ministrja Kumbaro: Mos bini pre e përkthimit…

Shqipëria

‘Don’t f*ck them’, reagon ministrja Kumbaro: Mos bini pre e përkthimit…

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 14:19
Mirela Kumbaro

Një ditë pasi postimi me mesazhin e saj: “Nëse shkoni në shtëpi me dikë që nuk ka libra, atëherë ‘don’t fuck them’”, bëri xhiron në rrjetet sociale dhe lumit të madh të komenteve që e pasuan, ka ardhur dhe reagimi i ministres së Kulturës Mirela Kumbaro.

POSTIMI I KUMBAROS

Me keqardhje për të gjithë vorbullën e krijuar nga një citim origjinal i John Waters, i cili, siç ia arriti qëllimit kur e tha dhe bëri të flitej për librat, ia arriti përsëri edhe këtu, paçka se këtë herë keqkuptimet e keqinterpretimet ranë në ‘kurrizin’ tim,

I ftoj të gjithë të mirëkuptojnë qëllimin nxitës për të mos e braktisur librin e leximin, si edhe të mos bien pre e përkthimit të gabuar, të këtij teksti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat