Pasojat e Fondeve sekrete greke në Shqipëri

Shqipëria

Pasojat e Fondeve sekrete greke në Shqipëri

Nga: Pirro Prift Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 18:58
Pirro Prifti

Luft e përditshmë mediatike për nxire realitetin dhe për të shtrembëruar ngjarjet nuk është e rastësishme që po vazhdon dhe nuk po i duket fundi.

Lajmet e ardhura nga fqinjët grekë se ka një Fond sekret të përdorur në Shqipëri, kanë shaktuar një valë të re se kush i ka marrë,  dhe përpjekjet për të  justifikuar se nuk i ka marrë media dhe individë të Medias apo të politikës, duke harruar se lajmi nuk erdhi nga shteti shqiptar por çuditërisht nga shteti grek në një moment përplasjeje midis ministrash grekë.

Del pyetja, përse, dhe më e rëndësishmja është se: çfarë pasojash ka mbi Shqipërinë përdorimi i këtij Fondi sekret i cili me sa duket është dhënë për vite me rradhë?

Shqiptarët po përjetojnë çdo ditë e më shumë  nëpërmjet Mediave televizive furtunën dhe zhurmën e tmerrshme e të vazhdueshme të komentatorëve, analistëve, opinionistëve të cilët u bë vite më rradhë po nxijnë realitetin në Shqipëri, deformojnë faktet, gënjejnë, mbulojnë gënjeshtrën me gënjeshtra dhe nëpërmjet këtyre sulmeve djallëzorore sigurisht të orkestruara nga brënda dhe jashtë që kanë arritur të jenë edhe sulme anti-shqiptare, po përpiqen që të realizojnë dy qellime të domosdoshme për politikat e fshehta të fqinjëve dhe armiqve të vërtetë të Shqipërisë

- mbajtjen e Shqipërisë në gjëndje të Destabilizuar dhe në Anarki Sociale, duke nxire realitetin

- shtrembërimin dhe shpifjet për gjëndjen  Ekonomiko-financiare.

Nëse elementin e dytë nuk e kanë realizuar dhe kjo ka qënë si pasojë e përqëndrimit të forcave të shtetit shqiptar dhe të qeverisë shqiptare në bashkëpunim me FMN, BE, SHBA, dhe të miqve të Shqipërisë për të ecur përpara dhe për tu integruar sa më shpejt në BE.

Përsa i përket qëllimit të parë, atë të shtrembërimit të gjëndjes reale të Shqipërisë, nxitjen dhe organizmin e trazirave nëpërmjet institucionit illegal të Shpifjes, nxirjen e gjëndjes sociale dhe ekonomiko-financiare të vëndit, Fondet Sekrete kryesisht nga Greqia, (por nuk përjashtohet të ketë Fonde të tjera sekrete nga  shtete të tjera që kanë klane të caktuara politike në Turqi, Serbi, e ndonjë tjetër)- janë shkaktarët kryesore të përpjekjeve për të shkaktuar një gjendje të rëndë e të vazhdueshme sociale, nxirje të realitetit, dhe dëshpërim në popullatë, nëpërmjet mjeteve mediatike televizivo-radiofonike dhe ato të shkruara.. Pra , asgjë nuk është e rastit.

Sigurisht këto fonde duhet të jenë dhënë edhe disa politikanëve dhe grupimeve politike Opozitare të cilat me kalimin e kohës po tregojnë se nuk janë vetëm fondet secrete greke që shkaktojnë këtë zallamahi por këto fonde kanë shkuar në grupime politike kryesisht opozitare por edhe tek ndonjë politikan i Maxhorancës të cilat kanë interesa që Shqipëria të rrije e dobët ekonomiko-financiarisht dhe  e përçarë politikisht për një kohë sa më të gjatë të jetë e mundur në mënyrë që forca e ligjit të mos zbatohet ndaj shkelësve të kaluar dhe të sotëm të ligjit.

Pra janë bashkuar dy aspekte që normalisht nuk mund të bashkoheshin në Shqipëri:

-Antishqiptarizmi i grupimeve politike të caktuarqa fqinjë kryesisht greke të cilat përdorin fondet e tyre secrete për të nxitur minoritarët kundër shqiptarëve e për të shkaktuar trazira me qëllimin që duke qëndruar Shqipëria në anarki dhe e destabilizuar, të justifikojnë përpjekjet e tyre 104 vjeçare për të marrë `Epirin e Veirut`, e më tej nëse është e mundurl

- Shkelësit e ligjit: të korrutuarit, hajdutët, të inkriminuarit që nuk kanë dalë përballë gjyqit deri tani po bëjnë namin duke blerë me paratë e vjedhura të korrupsionit, dhe me fondet secrete, Median televizieve, atë të shkruar dhe atë radiofonike duke u përpjekur të shkaktojnë trazira dhe destabilizim dhe anarki sociale dhe mediatike me qëllim që të shpëtojnë pasurinë dhe ti shmangen ligjit e burgut, duke penguar me çdo kusht vettingun.

Përballë kësaj gjëndjeje të rëndë artificialisht, populli i ka qëndruar larg këtyre rrymave anti shqiptare, dhe  është duke përkrahur qeverisjen në heshtje, sepse po sheh dhe vlerëson punëns e saj, rritjen ekonomike, ndërtimet, rritjen e të ardhurave sado modeste- duke penguar kështu acarimin e gjndjes.

Të gjetur përballë kësaj si të thuash të papriture popullore, ku asnjë nuk po u shkon pas të Korruptuarve dhe kriminelëve politikë, Përgjegjësit kryesorë të Fake Neës që janë grupet politike opozitare të caktuara, disa individë të Maxhorancës, dhe të financuara nga Fondet Sekrete greke dhe ndoshta dhe të fqinjëve të tjerë, po përpqien me çdo kusht për të nxirë vëndin duke u kapur pas çdo elementi të rëndomtë si ; Kronika e zezë, ngjarje spontane si vrasja e një shkelësi të ligjit minoritar, duke arritur deri aty sat ë akuzojnë qeverinë për ngjarjen me heshtjen e tyre.

Përse them se heshtja e Opozitës ndaj një ngjarje si eliminni i një ekstremisti nga minoriteti për shkak të përplasje me armë dhe të parrullave dhe sharjeve kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve – ëshë një heshtje tradhëtare?

Përse themi se përcjellja nga ana e Mediave të blera e informacioneve të paneovjshme si p.sh., intervistat me familjarë të kriminelit, hedhje të dyshimeve nëse RENEA dhe Policia mund të mos ketë vepruar drejt në këtë rast, vazhdimi i seancave mediatike televizive duke akuzuar Maxhorancën për cdo lloj kronike të zezë, realizon përpjekje për të nxitur tymnaja, dëshpërim,nxirje të realitetit:, dhe shpifje për nxitur pakënaqësi?

Që Opozita nuk bashkohet në një qëndrim kur vjen puna për raste të tilla, në një kohë kur politika greke sado në dukej e ndarë  për raste të tilla flagrante, edhe Policia e saj do të vepronte njëlloj- është e bashkuar. Po ne përse Jo? Sepse kanë gëlltitur lugën e çorbës.

Përse themi që këto dy grupime mund të kenë marrë para nga fondet secrete greke por edhe nga grupime të tjera politke fqinje vetëm e vetëm që Shqipëria të mbetet e dobët ekonomikish dhe financiarisht, dduke krijuar madje dhe klimë tensioni politike dhe sociale nëprrmejt këtyre Mediave për një kohë të gjatë?

Përse themi se ky lloj konflikti i zgjatur politik  është i panatyrshëm për nga ashpërsia, mllefi, inatet, aq sa të  kalohet edhe në momente anti-shqiptarizmi si rast i Kacifas, rasti i  deklaratave anti shqiptare në Strasburg (që cënojnë integritetin e vëndit), rasti i mosderetimit me muaj me rradhë i Shefit të SIHS-it,dhe i Ministrit të ri ttë brëndëshëm, mungea  e vullnetit për të realizuar Vettingun?

Të gjitha këto argumente nga ana llogjike të çojnë se, grupime të ndryshme politike në Shqipëri kryesiht nga Opozita por edhe elementë të Pozitës, disa Media të rëndësishme, disa individë publikë të bërë artificalisht publikë nga Mediat, disa minoritarë e grupime politike të tyre, -mund të kenë marrë dhe përdorur fondet sekrete greke, madje edhe nga grupime politike fqinjë të interesuar që ta mbajnë Shqipërnë copë-copë dhe popullin shqiptar të dëshpëruar.

Për këtë arësye mendoj se të dhënat e gazettës greke `Elefteria Ora` (https://konica.al/2018/10/tsipras-mbron-fondet-sekrete-greke-per-median-ne-shqiperi/), megjithse është një gazetë e djathtë dhe ekstremiste, ka thënë të vëretën për fondet secrete greke të dhëna për Shqipërinë (fonda të marra nga fondi rezervë i Ministrisë së jashtme greke). Së dyti këto ljmë kanë dalë vetë nga qeveria greke dhe jo nga Shqipëria e cila nuk ëhtë në dijeni dhe nuk është prononcuar për këtë problem.

Është një Turp i madh kur sheh emrat e publikuara për Shqipëirnë, në të cilën shumiça janë pjesë të Mediave televizive dhe të Artit- dhe mënjëherë të shkon ndërmend tek manovrat e Enver Hoxhës në rekrutimin nga stafi i artit-kulturës, i spiunëve dhe servilëve për të mbajtur gjallë rregjimin e tij. Njëlloj po veprojnë edhe armiqtë jashtëm, por dhe  ata të brëndëshëm të Shqipërisë të cilët sigurisht janë po ata që kanë vjedhur sa kanë mundur buxhetin e shtetit,Rezarvat e floririt, të korruptuarit- të gjithë kanë emra dhe populli i di dhe i njeh..

Shpresojmë që pas Vettingut, këta plehra të veshur me kostumet e Drejtuesve të vëndit, apo të Opoziës, apo të Medias, të  mbajnë përgjegjësitë e tyre për dëmet që i kanë shkaktuar Shqipërisë dhe popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat