Hahn: Shqipëria në pararojë të anëtarësimit në BE

Shqipëria

Hahn: Shqipëria në pararojë të anëtarësimit në BE

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 11:21
Johannes Hahn

Në një intervistë të gjatë për gazetën gjermane ”Die Welt” komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn deklaroi se Shqipëria ndodhet në pararojë të anëtarësimit në union.

”Zbatimi i marrëveshjes për emrin mes Shkupit dhe Athinës jep sinjalin se pajtimi në Ballkan është i mundur. Kjo marrëveshje ka efekt gjallërues edhe për zgjidhjen e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës”, thotë Hahn.

”Dhe veprime të tilla do të çojnë në rrugëzgjidhjen e procesit të anëtarësimit”, thekson ai.

Pyetjes së ”Die Welt” se përse do të ndodhë një gjë e tillë, Hahn jep dy arsye.

”Për dy arsye. E para, sepse vendet e BE-së argumentojnë se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor ka kuptim nëse përfshihen të gjitha së bashku dhe e dyta ka një konkurrencë pozitive në Ballkan se cili vend bën progresin më të shpejtë”, thotë Hahn.

”Për një kohë të gjatë Serbia dhe Mali i Zi ishin konsideruar në pararojë në procesin e anëtarësimit, por aktualisht në pararojë të këtij procesi mund të jetë Shqipëria dhe Maqedonia”, thekson në një intervistë të gjatë për gazetën gjermane ”Die Welt” komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat