Vrasja e efektivit të RENEA-s në Lazarat, gjykata shprehet për të akuzuarit më 20 nëntor

Shqipëria

Vrasja e efektivit të RENEA-s në Lazarat, gjykata shprehet për të akuzuarit më 20 nëntor

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 22:32
Vrasja e efektivit të RENEA-s në Lazarat, gjykata shprehet për të akuzuarit më 20 nëntor

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka përmbyllur shqyrtimin e ankimimit të 11 të akuzuarve të dosjes Lazarati 2, ku mbeti I vrarë një efektiv i forcave RENEA, shtetasi Ibrahim Basha.

Pasi është njohur me konkluzionet përfundimtare të palëve, gjykata është tërhequr në dhomën e këshillimit për shpalljen e vendimit përfundimtar. Pritet që më datë 20 nëntor të këtij viti, gjykata t’i japë fund një gjyqi i cili ka nisur tashmë prej thuajse 3 vitesh.

Kujtojmë se në maj, shkalla e parë e Krimeve të Rënda i deklaroi fajtorë të 11 të akuzuarit dhe dha dënim me burg përjetë për ata që u gjendën të fajshëm për vrasjen e efektivit, shtetasit Arbion Aliko dhe Bajram Boçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat