Atentati në Durrës, si iu bë pritë “Audit A8”, viktima dyshohet miku i Shullazit

Shqipëria

Atentati në Durrës, si iu bë pritë “Audit A8”, viktima dyshohet miku i Shullazit

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 08:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Edison Harizaj nga Vlora mësohet se është personi i ekzekutuar në Durrës mbrëmjen e djeshme.

Nderkohe qe naten u raportua se kishte nderruar jete edhe personi i plagosur, Genci Caca, 33 vjeç, por burime spitalore thone se ai ka pesuar vdekje klinike dhe po mbahet me aparatura, por gjendja e tij eshte kritike.  

Ata ndodheshin në një “Audi A8” kur janë qëlluar me armë zjarri. Sipas burime policore, Makina e tyre ishte nisur nga Tirana dhe udhëtonte në drejtim të Kavajës.

Harizaj është 39 vjeç me precedente te meparshem dhe sipas burimeve policore, dyshohet se ishte pjese e grupit te Emiliano Shullazit.

Nga informacionet paraprake, mësohet se Policia po heton dy pista: larje hesapesh dhe hakmarrje.

“Më datë 06.11.2018 , rreth orës 22:50 ,në lagjen nr. 13, Durrës brenda një mjeti tip ‘Audi’ është gjetur pa shenja jete shtetasi E.H. 39 vjeç, banues në Vlorë dhe i plagosur shtetasi G.C. 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet ne njoftimin paraprak te Policise se Durresit.

Por, pas ketyre informacioneve, shtetasi Genci Caca ka nderruar jete ne spital.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dhe i plagosuri janë gjetur mbrëmjen e sotme, brenda një automjeti tip “Audi” me targa “AA 857” në lagjen 13, në zonën e plazhit. Ndërkohë, në Shën Avlazh është gjetur një makinë e djegur, që dyshohet të jetë përdorur në vrasje.

Në vendngjarje, janë gjetur një numër i madh gëzhojash, bënë me dije burime policore.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe i personit të plagosur, i cili është transportuar në spitalin Rajonal për të marrë ndihmë mjekësore. Një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat