Çudia me prokurorinë/ Arta Marku kërkon 197 punonjës më shumë - Bota Sot
Çudia me prokurorinë/ Arta Marku kërkon 197 punonjës më shumë

Shqipëria

Çudia me prokurorinë/ Arta Marku kërkon 197 punonjës më shumë

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 11:04
Arta Marku

Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që një institucion të shtonte 197 punonjës në një vit.

Por këtë e ka bërë Prokuroria e Përgjithshme.

Duke diskutuar për buxhetin e vitit 2019, prokuroria e drejtuar nga e përkohshmja Arta Marku ka kërkuan shtesën e 197 punonjësve.

Edhe pse në Komisionin e Ligjeve kanë qenë të pranishëm vetëm deputetët e maxhorancës edhe ata janë habitur nga kërkesa e çuditshme e prokurorisë.

Përfaqësuesi i prokurorisë ka treguar se kërkon këto punonjës pasi 100 prej tyre do të jenë sekretarë.

‘30 i duam oficerë të policisë gjyqësore. 100 sekretarë pranë çdo prokurori.

5 specialistë për dekriminalizimin, 30 ekspertë të fushave të ndryshme sipas ligjit të ri’, ka thënë përfaqësuesi i Prokurorisë.

Ndërkohë deputeti socialist Bashkim Fino ka dalë kundër kësaj kërkese.

Shifër e frikshme. Ministria e Financave ka shtuar 50. Mua më duket absurde. Unë personalisht nuk do ta pranoja.

Ka pasur 130 milionë lekë për investim, por ka shpenzuar vetëm 52. Jua heqim fare. Ja japim një njeriu që di të investojë më mirë’, ka thënë Fino gjatë fjalës së tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test