Italiani arrestohet në Rinas për ekstradim në Francë

Shqipëria

Italiani arrestohet në Rinas për ekstradim në Francë

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 11:15
Rinas

Arrestohet përkohësisht një shtetas italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Francës.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas bënë arrestimin provizor të shtetasit italian të shpallur në kërkim ndërkombëtar, A.G., 41 vjeç, banues në Itali.

Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Parisi/Francë, pasi Gjykata De Dresse ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrim”.

Ky shtetas po udhëtonte nga aeroporti i Romës në drejtim të aeroportit të Rinasit, ku dhe u bë arrestimi provizor i tij.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga zyra e Interpolit në Tiranë, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat