Xhafaj zëvëndësohet nga Sandër Lleshaj… edhe në faqen e kryeministrisë

Shqipëria

Xhafaj zëvëndësohet nga Sandër Lleshaj… edhe në faqen e kryeministrisë

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 11:24
Ai prezantohet si numri dy i dikasterit të rendit

Një ditë pasi Sandër Lleshaj u emërua zv/ministër i Brendshëm, ka zëvendësuar Fatmir Xhafajn në faqen zyrtare të qeverisë në internet.

Ai prezantohet si numri dy i dikasterit të rendit, përkrah kryeministrit dhe ministrave të kabinetit qeveritar.

Dje, sapo përfundoi seanca e Kuvendit ku Edi Rama tha se i ishte forcuar bindja se Sandër Lleshaj do e bënte mirë detyrën, është mbledhur qeveria, ku ai u emërua zv/ministër i Brendshëm.

Kryeministri Rama nuk u mjaftua vetëm me foto në zyrën e tij. Ai e shoqëroi të zgjedhurin e tij për Ministrinë e Brendshme deri në zyrë.

Ndërkohë që Garda merrte masa për pritjen e personaliteteve, befasi u duk edhe prezenca e ish-ministrit të Brendshëm të dorëhequr nga detyra, Fatmir Xhafaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat