Mattarela: Ja pse pranova ftesën e Ilir Metës për Kalabri

Shqipëria

Mattarela: Ja pse pranova ftesën e Ilir Metës për Kalabri

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 15:42
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe ai i Italisë, Sergio Mattarela

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe ai i Italisë, Sergio Mattarela janë bërë bashkë sot në Kalabri ku kanë nderuar Heroin kombëtar Gjergj Kastrioti-Skëndëbeun.

Gjatë fjalëve të rastit, presidenti i Italisë Mattarela ka treguar edhe arsyet se pse ka pranuar ftesën e presidentit të Shqipërisë për të vizituar Kalabrinë dhe për të nderuar Skëndërbeun.

‘I dashur President Meta, e prita me shumë entusiazëm ftesën tënde për t’u takuar së bashku në një kuadër që të na lejonte të dëshmonin në një mënyrë shumë të qartë lidhjet e thella historike, kulturore politike dhe ekonomike që bashkojnë dy vendet tona dhe mbi të gjitha dy popujt tanë: në Kalabri në përvjetorin e 550-të të Heroit kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skënderbeut’, tha gjatë fjalës së tij presidenti i Italisë, Sergio Mattarela.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat