“Rama e konsideron Kushtetutën si PPP”

Shqipëria

“Rama e konsideron Kushtetutën si PPP”

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 16:18
Petrit Vasili

Gjatë fjalës së tij në parlament, një ditë më parë për dekretin e Sandër Lleshit, kryeministri Rama u shpreh se mazhoranca do i japë akoma kohë presidentit Meta për të ndërruar mendje.

Por në lidhje me deklarimet e tij reagon edhe kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili.

Sipas tij kryeministrit Rama as që e njeh Kushtetutën e vendit, madje si duket si ato kontratat që bën me Partneritet Publik Privat.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Kryeministri, qe e di kushtetutën PPP(koncesion).

Kryeministri foli dje ne parlament ne emer te kushtetutes, kuptohet aq sa ja pret atij si shkellepak, per keto pune.

I dha medemek kohe presidentit qe te reflektonte?!

Po ku e gjeti kete kohe kushtetuese ky derdimen qe e jep dhe e merr?!

Apo e konsideron Kushtetutën PPP ( koncesionin) e radhes qe e gris,e shqyen dhe e ben si te doje vete.

Apo do beje po vete edhe Gjykaten Kushtetuese?

Po kur zgjodhi me 69 vota Arta Markun e harroi kushtetutën?

Po pse e harroi ky kushtetutën, kur i beri thirrje policisë te hidhte uniformen e te bente vota per te,apo kur bente prokurorin paralel për audiopergjimin e Agron Xhafes??

Ky po flet gjoja edhe ne emer te votave qe gjoja paska fituar.

Po cilave vota ?

Atyre qe Këshilli i Evropës deklaroi se mbi 20% ishin blere. Apo te atyre votave qe i ka grabitur me kriminele, qe kane dale sheshit nga përgjimet e prokurorisë.

Ky kryeministër ka lidhje me kushtetutën aq sa një gropë septike me një sallë operacioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat