Vrasja e Devi Kasmit, ekzekutori grek nuk shkon në gjykatë: Nuk kam siguri për jetën

Shqipëria

Vrasja e Devi Kasmit, ekzekutori grek nuk shkon në gjykatë: Nuk kam siguri për jetën

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 08:05
Efthymiou Efthymious

Shtetasi grek, i arrestuar pas ekzekutimit në janar të këtij viti të Devi Kasmit, i dyshuar si vrasës me pagesë, Efthymiou Efthymious nuk pranon të shkojë në gjykatë.

Kjo pasi pretendon se është kërcënuar me jetë dhe se vajtja e tij në gjykatë mund ti rrezikojë jetën.

Në seancën gjyqësore të kësaj të emërkure, ku kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, ka dërguar një letër në gjykatë.

Në të shkruhej se në ambientet e paraburgimit është kërcënuar me jetë dhe për këtë arsye nuk ndihej i sigurtë për jetën, nëse shkonte në gjykatë.

Efthymious akuzohet për vrasjen e ndodhur më 29 janar, ku iu bë atentat Devi Kasmit.

Krahas tij të pandehur janë edhe, Elton Hoxhallari 36 vjeç, Malvin Dinellari 30 vjeç dhe Elton Halipaj, 36 vjeç.

Devi Kasmi (Dëfrim Kasmi) u vra në afërsi të pallatit ku banonte, ku dyshohet se e kishin nxjerrë në pritë.

Lidhur me atentatin ndaj Kasmit, pak ditë pas ngjarjes u arrestuan Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë; Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta, Greqi; Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë dhe Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë. Gjithashtu u shpall në kërkim (Altin) Aurel Hoxhallari, 41 vjeç, lindur e banues Tiranë.

Sakaq u shpall në kërkim (Altin) Aurel Hoxhallari, i cili dyshohet si organizatori i këtij grupi të strukturuar kriminal.

Elton Halipaj akuzohet se ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit.

Shtetasi grek Efthymiou Efthymious, dyshohet në rolin e ekzekutorit të Kasmit si vrasës me pagesë, ndërsa rezulton se ka qenë pjesë e forcave speciale të policisë greke nga viti 1992 deri në 2012, kur dhe u përjashtua si i përfshirë në trafik droge.

Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen.

Sakaq Malvin Dinellari ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes.

Ndërsa Elton Hoxhallari dyshohet si bashkëpunëtor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastrukturës për realizimin e vrasjes.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat