Vasili: Edi Rama kundër SHBA për krimin e organizuar, po pse???

Shqipëria

Vasili: Edi Rama kundër SHBA për krimin e organizuar, po pse???

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 13:09
Kryetari i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili

Kryetari i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili nëpërmjet një shenimi në rrjetin social facebook ka akuzuar kreun e qeverisë Rama se “nuk është i shqetësuar asfare nëse krimi i organizuar luftohet apo jo. Bile shqetësohet kur jepen shenja se mund të luftohet”.

Ja postimi i tij i plotë:

Edi Rama kunder SHBA per krimin e organizuar,po pse???

Edi Rama nuk është i shqetësuar asfare në se krimi i organizuar luftohet apo jo.
Bile shqetësohet kur jepen shenja se mund të luftohet.
Bile është kriter negativ ne se ai luftohet.
Ambasada amerikane deklaron sot:
"Përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri".
Po pse amerikanet janë të kënaqur dhe Edi Rama jo, bile largon edhe Xhafën???
Po pse e largoi??
Këtë shpjegim të qartë e shterues presin shqiptarët dhe jo imbecilet e qeverisë dhe ata mediatike, që meken gazit gjithë dynjanë me petullat me uje që shkruajn jo u dekretua jo s'u dekretua Lleshi.
Imbecilët lloj e lloj ashtu sic janë,të komisionuar bollshëm që të gjithë, sado që të spërdridhen duhet t'u thonë shqiptarëve se kë shkeli Xhafa në kallo që e beri kryeministrin të bëje theror.
Sa për Lleshin po këta imbecile le të vazhdojnë ti bëjnë avokatinë e plehrave dhe të kafes së policëve,pra të shesin hiç-in për diç dhe mbase ja bejnë me qejf ngaqë ngjajnë shume me njëri - tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat