94 milionë euro fonde për bujqësinë shqiptare

Shqipëria

94 milionë euro fonde për bujqësinë shqiptare

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur se më datën 30 nëntor 2018, fillojnë aplikimet për mbështetjen më të madhe financiare në bujqësi, agropërpunim dhe zhvillim rural.

Qeveria shqiptare dhe Bashkimi Evropian, në kuadër të projektit IPARD financojnë 94 milionë euro për investime në fermë, investime për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore e blegtorale si dhe për investime në diversifikimin e ekonomisë në fshat, ose siç njihet ndryshe agroturizëm.

“MIRËMËNGJES, dhe me këtë ftesë për të përfituar nga programet mbështetëse në bujqësi dhe të aplikoni duke filluar nga 30 Nëntori me projektet tuaja për zhvillimin e fermës e të ekonomisë në fshat, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, teksa publikon edhe një videoinformacion për aplikimet në bujqësi.

Të gjithë fermerët dhe agrobiznesin duhet të përgatisin dokumentacionin për të aplikuar pranë Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) dhe mund të përfitojnë financime të drejtpërdrejta nga skemat mbështetëse.

Ky program është një buxhet i shtuar fondesh që i adresohet mbështetjes financiare që po adreson qeveria krahas subvencioneve por edhe fondit të garancisë për bujqësinë. /ATSH/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat