'Ngrihu o popull! Për një kriminel - 3 mijë veta, për ne që po na prishin shtëpitë - asnjë!'

Shqipëria

'Ngrihu o popull! Për një kriminel - 3 mijë veta, për ne që po na prishin shtëpitë - asnjë!'

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 09:24
Foto nga protesta

Protesta e banorëve tek Unaza e Re u mbyll në orën 9:00. Banorët që bllokuan qarkullimin për 1 orë të revoltuar nga projekti që u shemb banesat dhe bizneset, e liruan rrugën dhe qarkullimin duke premtuar se do të dalin sërish për të drejtën e tyre.

Jan 317 godina dhe biznese që shemben prej projektit të ri, por mbi 160 familje do ta pësojnë rëndë, pasi u ndërpritet në mes procedura e legalizimit dhe nuk dëmshpërblehen.

"Ne të na shikojnë, jo ata grekët atje që vijnë e kërkojnë Vorio Epirin në jug të Shqipërisë dhe s’i preku njeri se kanë frikë nga grekët. - tha një prej tyre. - Për një kriminel ishin mbledhur 3 mijë veta, për ne që po na prishin shtëpitë asnjë. Ngrihuni o popull, kërkoni të drejtat tuaja se po iu ikën truri i kokës.
Nuk i prishim shtëpitë, ne do lëmë kokën. O do vrasim njerëz o do lëmë koka njerëz. të bëhen 15 a 30 dëshmorë”, thanë banorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat