Fleckenstein: Lleshi figurë e pastër, duam një ministër në krye të MPB

Shqipëria

Fleckenstein: Lleshi figurë e pastër, duam një ministër në krye të MPB

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 11:16
Raportuesi për Shqipërinë në PE Kunut Fleckenstein

“Informacioni që unë kam rreth zotit Lleshaj është pozitiv”

Raportuesi për Shqipërinë në PE Kunut Fleckenstein , ka folur sot pas ngërçit të krijuar nga Presidenti, i cili refuzoi të dekretojë Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm.

Në një konferencë për mediat në Tiranë, Fleckenstein tha se BE dhe Shqipëria duan që të kenë një ministri të Brendshme funksionale dhe se figura e Sandër Lleshit vlerësohet pozitivisht nga ndërkombëtarët.

Raportuesi për Shqipërinë në PE tha se nuk është në dijeni të arsyeve se pse Meta nuk e dekreton Lleshin, por se shpreson në një zgjidhje.

“Nuk do të guxoja të mbaja anë këtu, por kemi një interes të përbashkët. Shqipëria dhe BE kërkon që të kemi një ministri të Brendshme që të jetë funksional. Dhe kur themi funksionale them ministër. Presidenti nuk ishte i bindur plotësisht dhe sot dëgjova se qeveria do t’ja japë të njëjtin propozim sërish. Se di ca arsyesh ka presidenti. Nuk e di se cila është gjëja e mirë apo jo. I njoh këtë politikanë dhe shprehsoj se do të ketë një zgjidhje për këtë çështje”, tha ai.

Fleckenstein tha se pavarasisht disa problemeve, reforma në drejtësi po vijon

“Reforma në drejtësi po vijon pavarësisht se e dimë se ka disa probleme që duhen zgjidhur sa më shpejt të jetë e mundur. Një reformë e tillë është mjaft e vecantë pasi nuk shikojmë që një përpjekje e tillë të jetë bërë në ndonjë vend tjetër ndaj nëse dalin probleme duhet te jemi të kujdesshëm për t’i zgjidhur ato.” – u shpreh Fleckenstein .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat