Thirrjet antishqiptare në Bularat, 52 grekë shpallen non grata në Shqipëri

Shqipëria

Thirrjet antishqiptare në Bularat, 52 grekë shpallen non grata në Shqipëri

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 14:35
Varrimi

Shqiperia shpall non grata 52 shtetas grekë "për veprimtari të organizuar në dëm të sovranitetit"

Zv/ ministri i Brendshëm Saimir Lleshaj doli në një deklaratë ku e quajti të patolerueshme ngjarjen e ndodhur dje.

Prokuroria nis hetimet 

Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetimet për ngjarjen e djeshme në Bularat, ku ekstremistë grekë bënin thirrje antishqiptare gjatë ceremonisë së varrimit të Kostandin Kacifas.

Non grata janë shpallur të gjithë ata që kanë përdorur gjuhën e urrejtjes dhe kanë bërë thirrje rraciste gjatë ceremonise mortore.

"Qentë shqiptarë!" "Gjaku na thërret të djegim shqiptarët!" "Duhet të dini se këto janë tokat tona!" "Jemi në Vorio Epir këtu!" "Greqi, Greqi ti na drejton ne!", "Vorio Epiri është Greqi!" Ishin disa nga thirrjet më të rënda kundër shqiptarëve.

Nuk munguan as ofendimet në adresë të gazetarëve shqiptarë, teksa ata raportonin duke u shprehur "Gazetarë të poshtër!

Ekstremistët shpalosën nëj flamur të madh grek mbi të cilin ishte shkruar "Vorio Epiri është Greqi, dhe Maqedonia është Greqi!"

Pjesëmarrësit kishin në duar flamuj grek dhe banderola me fotografinë e 35 vjeçarit Kacifas i cili u varros me rroba ushtarake.

Thirrjet "Kacifas jeton!" Ti na drejton!" shoqëruan të gjithë ceremoninë.

Ekstremistët nuk respektuan as thirrjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë që u kishte kërkuar të vetëpërmbahej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat