Protesta te Unaza e Re, 12-vjeçari: U trondita, s’më zë gjumi natën

Shqipëria

Protesta te Unaza e Re, 12-vjeçari: U trondita, s’më zë gjumi natën

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 15:20
Djali 12 vjeç

Kreu i PD Lulzim Basha i është bashkuar protestës së banorëve te Unaza e Re, të cilët prej disa ditësh vazhdojnë protestat duke kundërshtuar prishjen e banesave të tyre. Basha ia ka dhënë fjalën një djali 12 vjeç, i cili ka thënë se i gjithë fisi i tij po përjeton një dramë të vërtetë për shkak të kësaj çështjeve. Ai shprehet se është tromaksur dhe se nuk e zë gjumi.

“Ne jemi tre kurorë dhe po na prishin 3 shtëpitë. Kam të gjyshit, timen dhe të dajove. Kur erdha një ditë në shtëpi pyeta gjyshen se ku është mami dhe babi dhe më thanë se i ka marrë komisariati numër 6. Të gjithë fisin e kishte marrë policia. U tromaksa dhe nuk më ka zënë gjumi. Këtë dramë po e përjetojnë të gjithë, madje dhe fëmijët. Protestat të mos ndalen dhe të vazhdojnë. Poshtë oligarkët dhe banditët dhe rrofshin shqiptarët”- tha 12-vjecari ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat