Vrasja e ish-kryekomunarit, policia jep detaje të reja

Shqipëria

Vrasja e ish-kryekomunarit, policia jep detaje të reja

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 16:22
Fatmir Hodo

Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me krimi në ndodhur në fshatin Kotë të Selenicës në Vlorë.

Burime zyrtare thanë se ngjarja ka ndodhur në qendër të fshati Kotë, kur Admir Delaj ka qëlluar me çifte Fatmir Hodon.

Informacion paraprak nga Policia e Vlorës:

Më datë 09.11.2018, rreth orës 14:55, në një lokal në fshatin Kotë, është qëlluar me armë gjahu shtetasi Fatmir Hodo (Kryetar i Njësisë Administrative Kotë), i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili dyshohet të jetë shtetasi A.D, rreth 43 vjeç nga fshati Gumenicë.

Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorit, i cili pas ngjarjes është larguar menjëherë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat