Jehona në mediat greke: Kostandini parashikoi vdekjen e tij, çfarë bisedoi me gruan

Shqipëria

Jehona në mediat greke: Kostandini parashikoi vdekjen e tij, çfarë bisedoi me gruan

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 09:33
Kostandin Kaçifas

Mediat greke vazhdojnë t'i japin jehonë vrasjes së Kostandin Kaçifas nga forcat RENEA në Bularat. Gazeta greke "Espressonews", teksa e konsideron "dëshmor", shkruan me super-lativa për varrimin e tij më datë 8 nëntor.

Në artikullin e gjatë rreth rastin, faqja greke citon një bashkëfshatar të Kostandinit, sipas të cilit, djaloshi "heroik" kishte parashikuar vdekjen e tij para se të ndodhte.

“Heroi e kishte parashikuar vdekjen e tij para se të ndodhte. Kohët e fundit, 35-vjeçari jetonte i vetëm në fshat, duke bërë punë të ndryshme për të jetuar. Një javë para se të jepte frymën e fundit, gruaja e tij e thirri të shkonte në shtëpinë e saj pas festës së 28 tetorit (festa kombëtare e Greqisë) që t’i rregullonte një dollap. Sikur t’u paraprinte atyre që ndodhën, minoritari krenar iu përgjigj: ‘Jo, nuk vij tani. Nuk dua të kem gjëra të pa përfunduara pas 28 tetorit’”, shkruan “Espresso”.

Faqja shkruan se  Kaçifas, u vra nga plumbat e forcave të policisë shqiptare më 28 tetor në "malet e Epirit të Veriut".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat