Meta pritet në Elize nga Presidenti francez, Macron

Shqipëria

Meta pritet në Elize nga Presidenti francez, Macron

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 17:28
Presidenti Ilir Meta dhe Emanuel Macron

Presidenti Ilir Meta është pritur sot nga homologu i tij francez, Emmanuel Macron, në Pallatin Elize.

Vizita e Metës në Francë bëhet me rastin e 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore dhe Forumit të Paqes, ku marrin pjesë shumë liderë botërorë.

“Kënaqësi të pritesha sot në Pallatin Élysée nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë Brigitte Macron në kuadër të ceremonisë madhështore të organizuar me rastin e 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore dhe Forumit të Paqes. Në nderim të paqes e lirisë dhe në respekt të sakrificave dhe të rënëve gjatë Luftës së Parë Botërore, si një mësim për të qëndruar së bashku rreth vlerave morale të popujve, vlera që na detyrojnë të punojmë me përgjegjësi për një botë në paqe dhe një shoqëri në themel të cilës të qëndrojnë harmonia, miqësia e respekti i ndërsjelltë”, shkruan Presidenti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat