Basha sfidon Ramën: Nesër dokumente të reja për vjedhjen…

Shqipëria

Basha sfidon Ramën: Nesër dokumente të reja për vjedhjen…

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 19:25
Lulzim Basha dhe Edi Rama

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama, se do të publikojë ditën e nesërme dokumentet që tregojnë se si Rilindja po vjedh qytetarët në Unazën e re.

Me anë të një postimi në Twitter, Basha shkruan se, do të publikojë dokumentet që tregojnë se çfarë fshihet në të vërtetë pas prishjes së shtëpive të 300 familjeve që jetojnë në zonën e Astirit.

Ja postimi i Bashës në Twitter:

“Kryehajduti për të mbushur xhepat e tij nuk ndalet para lotëve të fëmijëve, as para shtëpive të njerëzve dhe as para simboleve kombëtare. Pse u hoq Shqiponja? Ç’aferë fshihet pas shkatërrimit të 300 shtëpive te Astiri? Nesër me fakte e dokumenta skema e hajdutërisë te Unaza e Re”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat