Banorët e Unazës së Re shpalosin pankartën te Veliaj: Dy duar për një kokë

Shqipëria

Banorët e Unazës së Re shpalosin pankartën te Veliaj: Dy duar për një kokë

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 10:27
Banorët e Unazës së Re shpalosin pankartën te Veliaj

Qytetarët e Unazës së Re që u shemben shtëpitë dhe banesat janë mbledhur para bashkisë së Tiranës për të protestuar sot, përpara zyrës së kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ata kanë shpalosur një parullë të madhe ku shkruhet “Fuqia e njerëzve, më e madhe se njerëzit në fuqi” krahas të tjerave si: “Dy duar për një kokë”, “Kryeministër ku je fshehur”.

Tek hyrja e bashkisë ata janë ndalur nga Policia, ndaj së cilës kanë shfryrë jo vetëm për ndalimin që po u bën në instutucion, por edhe për incidentin që që u ndodhi të shtunën dhe ku Policia nuk ishte e pranishme.

Njeri prej tyre iu drejtua efektivit: “ Edhe Policia që e paguajmë ne me taksat tona, nuk vjen të na mbështetsë. Kemi dhjetë ditë që protestojmë dhe Policia nuk vjen aty që të mos lejojë të përballem me atë shoferin, të ruajë rendin. Se dhe ai tjetri ka arsye, e kuptojmë.

“Ti je vëllai im, s’ke faj. Edhe ti me një dhomë e kuzhinë je”

“Për shtëpinë time unë nuk dua leje të protestoj, ta mbroj”, tha një grua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat