Micotaqis, i pakënaqur nga deklaratat e Tiranës zyrtare për Kacifan

Shqipëria

Micotaqis, i pakënaqur nga deklaratat e Tiranës zyrtare për Kacifan

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 14:33
Kreu i Demokracisë së Re, Kiriakos Micotakis

Kreu i Demokracisë së Re, Kiriakos Micotakis e cilësoi vrasje, vdekjen e Konstantinos Kacifas dhe theksoi se veprimet e deklaratat që vendosin në rrezik marrëdhëniet Greqi-Shqipëri duhet të shmangen në të ardhmen.

“Qëllimi me armë dhe vrasja e një anëtari të minoritetit grek në Shqipëri, krijojnë një hendek dhe kemi rrethana të paqarta, të cilat duhet të shpjegohen nga autoritetet shqiptare. Disa deklarata nga ana e tyre nuk e ndihmojnë situatën dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm. Marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të mbahen e jo të përkeqësohen nga veprime e deklarata të tilla”, tha Micotakis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat