Eurodeputetja ‘non-grata’ injorohet në Parlamentin Europian

Shqipëria

Eurodeputetja ‘non-grata’ injorohet në Parlamentin Europian

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 09:07
Eleni Theocharous

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është ndalur tek rasti i eurodeputetes qipriote, Eleni Theocharous, e cila u shpall “non grata” (si person i padëshirueshëm) pas zhvillimeve në Bularat.

Bushati deklaroi se ajo sot ka kërkuar që çështja e minoritetit grek të diskutohej në Parlamentin Europian, por sipas tij, ky institucion ka votuar kundër propozimit të saj.

Sipas Bushati, thirrjet e saj nuk ishin gjë tjetër, por një cenim i interesave shtetërore.

“Eurodeputetja e shpallur non-grata ka kërkuar sot qe çështja e minoritetit grek te diskutohej ne Parlament Europian por është votuar kundër. Nuk bëhet fjalë për sharjet ndaj qeverisë. Në këtë rast bëhet fjalë për cenim të interesave shtetërore”, tha ai në “Real Story”.

Bushati ka paralajmëruar se lista e personave non grata nuk është mbyllur ende. Ai tha se po oprohet në dy pista për Bularatin.

“Ka dy pista ku po operojmë. 1- pista diplomatike 2- pista ligjore. Lista e personave non-grata nuk është mbyllur ende. Qeveria greke ka bërë deklarata të matura. Do mirëprisnim një qëndrim akoma më të qartë dhe distancim nga thirrjet irredentiste”, tha Bushati.

Eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous u shpall person i padëshirueshëm në shtetin shqiptar, pas një vendimi të bërë publik nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Arseyja e këtij vendimi lidhej me shfaqjet e përsëritura ekstremiste të eurodeputetes dhe prononcimet e saj që nxisin urrejtje dhe cënim ët rendit kushtetues.

Pak orë më vonë, në një intervistë eurodeputetja reagoi edhe për këtë vendim të shtetit shqiptar, ndërsa njoftoi se do të flasë për Kacifën edhe para Parlamentit Europian të hënën.

“Të shpallem person non-grata në Shqipëri, është një titull nderi, pasi vihem në shënjestrën e regjimit diktatorial e të korruptuar të Edi Ramës. Ky vendim nuk mund të zbehë rezistencën time, apo pasionin tim për ruajtjen e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e Vorio Epirit”, deklaroi Theocharous/a.c

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat