BE, tjetër mesazh Metës: Duhet një ministri e Brendshme, plotësisht funksionale

Shqipëria

BE, tjetër mesazh Metës: Duhet një ministri e Brendshme, plotësisht funksionale

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 09:47
Knut Fleckenstein

Që nga momenti që Meta vendosi të mos e dekretojë Lleshin në krye të Ministrisë së Brendshme, të gjithë ndërkombëtarët u pozicionuan kundër këtij vendimi, duke kërkuar një Ministri të Brendshme tërësisht funksionale. Midis këtyre zërave ishte edhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca i cili një deklaratë të tillë e bëri gjatë një vizite në Tiranë të euroreporterit, Knut Fleckenstein.

Por Soreca vijon të insistojë në këtë qëndrim dhe kërkon me doemos nga Ilir Meta që të mos bëhet pengesë për të lejuar Ministrinë e Brendshme të punojë. Gjatë një interviste të dhënë për “European Ëestern Balkans”, Soreca theksoi se Ministria e Brendshme tërësisht funksionale duhet me qëllim që të thellohet lufta kundër krimit, por edhe që Shqipëria të vijojë rrugëtimin e saj drejt BE.

“Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një përparësi kryesore për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së. Në javët dhe muajt e fundit, Ministria i Brendshme e Shqipërisë dhe Policia e Shtetit në Shqipëri kanë ndërmarrë një sërë operacionesh të rëndësishme kundër krimit të organizuar. Ne e mirëpresim këtë, kjo është ajo që BE-ja dhe vendet anëtare presin nga Shqipëria, dhe ky ritëm duhet të mbahet.

Prandaj, një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale që do të vazhdojë të luftojë krimin e organizuar, është thelbësore për tu siguruar që Shqipëria të vazhdojë rrugën drejt BE-së”, tha diplomati i BE. Përmes kësaj deklarate, Soreca i ka dërguar një mesazh të qartë presidentit Ilir Meta, duke i kërkuar që të mos bllokojë punën e Ministrisë së Brendshme sepse në këtë mënyrë pengohet edhe integrimi i vendit në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat