Universiteti i Tiranës pezullon pedagogun që u arrestua për trafik droge

Shqipëria

Universiteti i Tiranës pezullon pedagogun që u arrestua për trafik droge

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 10:31
Dritan Shorajn

Universiteti i Tiranës ka pezulluar nga detyra pedagogun e Fakultetit të Ekonomisë që u arrestua për trafik droge.

Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest me burg 40 ditë” për Dritan Shorajn, i dënuar në Itali për trafik lëndësh narkotike.

Masa arrest me burg është dhënë me qëllim ekstradimin drejt shtetit italian të 47-vjecarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat