PD, Tabaku: Reforma territoriale ka dështuar

Shqipëria

PD, Tabaku: Reforma territoriale ka dështuar

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 12:29
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi se “reforma territoriale ka dështuar”, duke theksuar se “ajo përfundoi si hartë elektorale për llogari të PS-së, kundër interesit të qytetarëve”.

Këtë deklaratë, Tabaku e bëri në takimin e Komitetit Europian të Rajoneve për çështjen e reformës territoriale.

“Reforma territoriale ka dështuar bashkë me premtimin kryesor për kursimin e 80 milionë eurove dhe propagandimin për të bërë më shumë punë me më pak lekë. Vetëm për paga bashkitë paguajnë 116 milionë euro në vit, gati dy herë më shumë se në 2014. Nuk u shoqërua me buxhete të përshtatshme, zgjerim kompetencash. 3 vjet më pas reforma territoriale është rrëzuar”, nënvizoi Tabaku.

Më tej, deputetja demokrate tha se “reforma territoriale solli më shumë shpenzime, më shumë taksa, më shumë tarifa, më pak investime, më pak kompentenca, më pak shërbime për qytetarët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat