Parlamenti Evropian i thotë “JO” çështjes së Kacifas

Shqipëria

Parlamenti Evropian i thotë “JO” çështjes së Kacifas

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 13:52
Kacifas

Parlamenti Evropian ka refuzuar të diskutojë çështjen e Kacifas. Vendimi është marrë pas propozimit të eurodeputetit grek Notis Marias që vrasja e Kacifas nga RENEA të diskutohej në PE.

Teksa u hodh në votim kjo kërkesë e eurodeputetit, duket se shumica ka qenë kundër diskutimit të çështjes së Kacifas. Kështu, 200 deputetë votuan kundër dhe vetëm 48 pro.

Sipas palës greke, vrasja e Kacifas nga RENEA ishte një shkelje e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. Kujtojmë se vrasja e minoritarit grek shkaktoi tension mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe replika të shumta mes personaliteteve shqiptare dhe atyre greke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat