Reagon Dako: Për të qarë dhe për të qeshur edhe Avdyli edhe Luçi!

Shqipëria

Reagon Dako: Për të qarë dhe për të qeshur edhe Avdyli edhe Luçi!

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 16:26
Vangjush Dako

Vangjush Dako reagon pas akuzave të opozitës, por edhe të njërit prej pjesëtarëve të fisit Avdylaj.

Teksa nuk mohon njohjen me ta, Dako e konsideron qesharak deputetin e Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, duke paralajmëruar padi për të.

Reagimi i plotë i Dakos:

Asnjëherë s'e kam kuptuar dot si mund të ketë qenë pedagog një njeri kaq qesharak sa Luçiano Boci! Sot ka dalë Luçi dhe përveç avazit të dosjes 399 paska folur i emocionuar nga deklarata e njërit nga Avdylajt në gjyq.

Për të qarë dhe për të qeshur edhe Avdyli edhe Luçi edhe Lul Peshku bashkë!

Njëri del ne gjyq dhe mirë që nuk kërkoi edhe krehër para pushkatimit të togës gjermane.. Tjetri del tek partia dhe kërkon llogari nga unë për një deklaratë qesharake që flet vetë më shumë se çdo koment për autorin! 

Ky Luçiano më mungonte në listën e gjyqit dhe do futet sot direkt, po ndërkohë po i çoj dhe një disk të Ribla Çorbes se ky është si tip këngëtari jugosllav nga ata të kabareve komuniste! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat